Kjo fotografi dëshmon se cilat janë lojtaret kryesore të Istogu për edicionin e ri

Hendboll

Kjo fotografi dëshmon se cilat janë lojtaret kryesore të Istogu për edicionin e ri

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:20
Kjo fotografi dëshmon se cilat janë lojtaret kryesore të Istogu për edicionin e ri

Klubi i hendbollit Istogu, fituesja e Kupës së Kosovës, duket se do të përdorë fshesën për disa hendbolliste. 

Asgjë deri me tash nuk ka zyrtare, por në bazë të një fotografie që kanë ilustrua dhe postuar në faqen zyrtare, le shumë për të kuptuar për ata që kanë vesh e sy. 

Në fotografi janë dhjetë lojtare dhe sipas kësaj, nënkuptohet se cilat lojtare do të janë edhe për edicionin e ri në Kampionatin e Kosovës.

Në ilustrim janë portieret Blerta Ahmetxhekaj, Aurora Shehdadi, hendbollistet Esma Muratoviq, Albina Rugova, Natalia Millatoviq, Elma Kameri, Yllka Shatri, Pranvera Ferataj, Adelina Berisha dhe Alberina Halitaj.

Lojtaret të tjera që nuk figurojnë në ilustrim, me gjasë mund të negociohet apo do të largohen nga klubi për shkak që nuk e arsyetuan veten me lojë, asgjë nuk dihet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat