Hasan Bajrami: Mos me qenë Besa dhe Istogu, nuk ka hendboll në Kosovë!

Hendboll

Hasan Bajrami: Mos me qenë Besa dhe Istogu, nuk ka hendboll në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:39
Hasan Bajrami

Hendbolli po kalon vitet më të vështira, shumica e klubeve janë në krizë, cilësia ka rënë shumë. 

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Hasan Bajrami, kërkon që të mobilizohen të gjithë, të nxjerrin talentet nëpër shkolla fillore dhe të mesme, ndryshe hendbolli mund të bie në nivelin e Shqipërisë. 

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, anëtar i ish Borcit nga Ferizaj (sot Kastrioti), një kohë në Pelisterin e Manastirit, në KH Prishtina,  disa vite në shtetet e jashtme, është i shqetësuar me situatën që po kalon hendbolli në përgjithësi në Kosovë. 

Image

 “Bota sot”: Si e sheh hendbollin në Kosovë në 22 vite e fundit, ka përparuar apo stagnuar?

Hasan Bajrami: Shumë prapa ka mbet! Pak po punohet, pak punohet me të rinjtë, sidomos edhe me shkolla fillore dhe të mesme, kurrfarë organizimi nuk ka. Për mendimin tim është shumë prapa!

“Bota sot”: A duhet të organizohen klubet më mirë dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi talenteve, të investojnë më shumë në shkolla dhe të nxjerrin talentet sikur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta?

Hasan Bajrami: Sipas mendimit tim, së pari të kërkojnë talentet nëpër shkolla fillore e të mesme, sikur në vitet e 70-ta dhe 80-ta. 

Në ato vite është punuar shumë nëpër shkolla. Aty kanë dalur talentet, si unë, Besim Qerimi, Afrim Rexhepi, po ashtu edhe gjeneratat para nesh, Aziz Makiqi, Basri Tupella, Tahir Sojeva, Sefedin Reçica etj.; ka shumë, ndoshta dikujt mund t’i hyj në hak. Ferizaj u kanë vatër e hendbolli dhe ka pas talent, kanë mbi sikur kërpudhat pas shiut.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova ka talentë të shumtë por nuk investohet?
Hasan Bajrami
: Kosova tash, kur shikohen gjeneratat e reja për nga kushtet që ka, ka shumë talente por pak punohet, shumë pak.

Image

“Bota sot”: Ku mendon se është faji, te kryesitë e klubeve apo mos angazhimi i trajnerëve adekuat, a ka faj edhe Federata?

Hasan Bajrami: Me shikuar në tërësi, krejt nga pak kanë faj. Po e marr shembull, unë financoj 100 mijë euro, nëse nuk ka talente, kurrgjë nuk kanë bërë!

Talentët duhet mi nxjerrë prej shkollave fillore, me punu arsimtarët dhe profesorët. Ata mi angazhuar më shumë, pak duhet edhe mi stimulu, fatkeqësisht, pak apo aspak nuk punohet.

“Bota sot”: Çfarë dallon me kohën tuaj dhe të sotmen, a janë kushtet tani më të mira se në vitet e 70-ta dhe të 80-ta?
Hasan Bajrami:
Për dallim nga atëherë, tash kushtet janë 100 herë më të mira se në kohën tonë. 

Ku është problemi, nuk e di. Kohën tonë kemi shkuar në Prizren apo në Gjakovë, kemi luajtur me vullnet, ka ndodhur që jemi kthyer pa ngrënë bukë. Kemi luajtur pa para, tash nuk di as topi si kapet e do me u pagu.

“Bota sot”: Në vitin 2000, në një intervistë keni deklaruar, si është kah shkon hendbolli do të biem në nivelin e Shqipërisë, a ekziston rreziku?
Hasan Bajrami:
Nuk e di, a ka Shqipëria hendboll a? Si po shkojnë gjërat, po! Përveç Besës si klubi më i organizuar dhe Istogu të femrat, në tjera klube nuk shoh kurrfarë organizimi, edhe Prishtina tek meshkujt, pak a shumë.

Image

 

Në këmbë: Xhelal Selmanaj, Bujar Qerimi, Agron Etemi, Adnan Rudari, Hasan Bajrami, Misret Maliqi, Ratomir Tomoviq, trajneri Beqir Buqinca.  Nga e majta ulur: Sllavisha Milenkoviq, Vllado Bovan, Skënder Sahiti, Besim Qerimi dhe Sefedin Reçica. Emrat e Kosovës që nuk harrohen, dikur sfidonin ekipet e ligës ndër më të fortat në botë.

“Bota sot”: A duhet angazhohet emrat e gjeneratës së artë nëpër klube, trajnerë me përvojë, profesorë, që të ringjallet hendbolli, ku duhet me investuar më shumë, që të shpëtohet ky sport?

Hasan Bajrami: Më së pari në shkollat fillore dhe të mesme, me angazhuar njerëz që dojnë e disa që kanë të kryer fakultet, me punu me të rinjtë. Nuk mundesh me angazhuar e me bë një lojtar që është 25 - vjeçar, por duhet filluar nga shkolla fillore, klasat e 6-ta, 7-ta e të 8-ta, aty i merr hapat e duhur.  Nuk mundesh me bë një lojtar për 2 a 3 muaj.

“Bota sot”: Si e sheh kombëtaren e Kosovës te meshkujt, ka përparuar?

Hasan Bajrami: Me treguar të vërtetën, sivjet jam i kënaqur, ka një farë përparimi. Me mposhtë Rumaninë dhe një barazim po me këtë Kombëtare, është një sukses i madh, nuk mundemi me ia mohuar. 

Ka pak lojtarë, nuk ka bankë rezervë, më 6 deri 10 lojtarë në tërë Kosovën, është pak, duhet me pas një fond prej 25 lojtarëve, sepse një lojtar mu te lënduar është problem.

“Bota sot”: Këtë vit, Kosova përfaqësohet me 8 ekipe (4 meshkuj e 4 femra) në garat evropiane, 80 për qind të ekipeve që marrin pjesë janë në krizë të rëndë financiare. A është më mirë të investohet brenda dhe të riorganizohen klubet, apo që tentojnë me tetë ekipe  Evropën e pa mjete financiare, përveç Besës dhe Istogut, klube që qëndrojnë mirë financiarisht?

Hasan Bajrami: Sipas mendimin tim, nuk di sa kushton një udhëtim me shkuar për një ndeshje në Gjermani, por kushton pare, më mirë mos me shkuar dhe ato mjete të financohen tek të rinjtë. 

Mendoj se një udhëtim mund të kushtojë deri 20 mijë euro, shkon dhe  kthehesh duke mos bërë asgjë. Për mendim tim, më mirë dy ekipe të forta, mi dhënë ndonjë lojtar e me përforcuar ekipin për arenën ndërkombëtare, siç është Besa. 

Besa momentalisht është klubi më i organizuar dhe është punuar, sikurse edhe tek Istogu, dorën në zemër. Për këto tjera ekipe veç shkojnë dhe kthehen, më mirë ato pare mi investuar në gjeneratat e reja dhe tek trajnerët. 

“Bota sot”: Në kohën tuaj, e keni mposhtur një kampion evropian, siç ishte Metaloplastika e Shabacit apo Pelisteri nga Manastiri, ndërsa tani shtetet e rajonit janë shumë para nesh. A mendoni që koha e okupimit ka lënë pasoja, por tani e 22 vite Kosova është e çliruar por kemi ngecur me hendboll?

Hasan Bajrami: Ne mundem mu arsyetuar, ja okupimi ose diçka tjetër. Tash e 22 vite jemi çliruar, fillimi ka qenë i vështirë pas lufte pas 9 viteve okupim. 

Shembull e marrim Vardarin, kohën tonë e kemi mundur pa kurrfarë problemi si në Shkup si në Ferizaj. Në këto vite Vardari u bë kampion i Evropës, u punu, edhe kushte kanë qenë më të mira, por ne nuk po kërkojmë me shkuar në nivelin e Vardarit. Thjeshtë nuk është punu, dhe më shumë politikë u bë, kjo ka lënë pasoja, edhe nëse vazhdon kështu dhe nuk ndërmerret diçka, për dy a tre vite do të bëhet dëm i madh.

“Bota sot”: Porosia juaj? 

Hasan Bajrami: Ta lënë politikën, t’i lënë sportistë të punojnë, ti kushtohet rëndësi rinisë sepse pa rini nuk ka asgjë. Mos të përzihet politika në hendboll dhe në sport, të angazhohen njerëzit e sportit, të merrem me sport. Politika në politikë, sportin lëreni rehat.

“Bota sot”: A duhet federata së bashku me klubet me mbajt një tryezë, çka më tutje?

Hasan Bajrami: Bashkarisht gjithsesi, duhet mu angazhuar ekspertët, me bë diçka sepse shumë prapa jemi.

“Bota sot”: Pse bash në vitin 2000 keni deklaruar se nuk ka hendboll, kjo deklaratë e juaj sot e asaj dite po fuqizohet gjithnjë e në shumë dhe çfarë keni vërejtur atëkohë?

Hasan Bajrami: Asgjë nuk kam vërejtur, por kur jam takuar me Popoviqin, ai ka qenë sekretar i Lidhjes së Hendbollit të Belgjikës, me të cilin u takuam dhe u ulem me biseduar.

Kështu mu drejtua: A e di ku është hendbolli i Belgjikës? E fundit është Shqipëria dhe e parafundit Belgjika, nuk e përmendi Kosovën sepse atëkohë ende ka pas hendboll. Në bazë të asaj e mora atë konkludim.  Ka stagnuar Kosova shumë me hendboll. Mos me qenë Besa dhe Istogu, nuk ka hendboll. 

Pas 28 - 30 viteve, nga koha e gjeneratës tonë, Kastriotin e pash, për mua ishte për turp, vdekje. E para nuk ishin as dhjetë veta në sallë, nuk kishin pas as trajner, po flas çka kam pa para 2 viteve,  çfarë me fol më shumë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat