Fillon edicioni i ri në garat evropiane, skuadrat e Kosovës në vlugun e përgatitjeve

Hendboll

Fillon edicioni i ri në garat evropiane, skuadrat e Kosovës në vlugun e përgatitjeve

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:19
Fillon edicioni i ri në garat evropiane, skuadrat e Kosovës në vlugun e përgatitjeve

Tashmë ka nisur edicioni 2021/2022 i garave evropiane për klube. Plot tetë skuadra të Federatës së Hendbollit të Kosovës do të paraqiten në edicionin e ri në Evropë, ndërsa të gjitha janë në vlugun e përgatitjeve. Synimi është për të arritur sukses në fazat fillestare, përkatësisht për të bërë hap para.

Janë hendbollistët e Prishtinës e Vëllaznimit që i luajnë ndeshjet e para. Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Prishtina më 11 shtator nga ora 18:00 e pret skuadrën austriake, Sparkasse Schwaz Handball Tirol. Sipas orarit të publikuar nga EHF-ja, ndeshja e dytë luhet në Schwaz të Austrisë më 18 shtator.

Vëllaznimi i Gjakovës të dy ndeshjet i luan në Bascharage të Luksemburgut. Ndeshja e parë me Handball Kaerjeng është më 11 shtator, ndërsa e dyta menjëherë më 12 shtator.
Në raundin e parë të Kupës Evropiane paraqitet edhe Trepça. Mitrovicasit të dy ndeshjet i luajnë në “Minatori”. Ndeshja e parë me izraelitët e Holon Yuvalim është më 18 shtator, ndërsa e dyta më 19 shtator.

Besa Famgas luan në raundin e dytë me Borcin e Banjallukës. Ndeshjet janë më 16 tetor në Banjallukë dhe më 23 tetor në Pejë.

Skuadrat e hendbollisteve ndeshjet i kanë po ashtu në tetor. Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj paraqiten në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat