Çfarë e mire i ka bërë bashkë Rexhepin, Reçicën, Kilajn, prof. Jupën dhe Çerkinin?

Hendboll

Çfarë e mire i ka bërë bashkë Rexhepin, Reçicën, Kilajn, prof. Jupën dhe Çerkinin?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:18
Nga e majta Rexhepi, Çerkini, Reçica, prof. Jupa dhe Kilaj.

Ka kohë që po vajtohet për krizën e hendbollit në Ferizaj dhe në përgjithësi të Kosovës.

Ferizaj, tempulli i hendbollit ka arritur kulmin e krizës dhe KH Kastrioti – meshkuj, mezi po mbahet në këmbët e veta, ashtu raportohet nga njohësit e kësaj loje.

Kastrioti nuk e ka namin e dikurshëm, një klub që mbeti edhe jashtë garave të play-off-it, dështim i madh.

Çfarë e mire i ka bërë bashkë ish hendbollistët e gjeneratës së artë, Afrim Rexhepin, Sefedin Reçicën, Muhamet Kilajn, trajnerin prof. Ismet Jupën dhe ish portierin Sami Çerkinin, ndryshe trajner?

Burimet tona konfirmojnë, se këta të lartpërmendurit janë të shqetësuar dhe të trishtuar me gjendjen që po kalon klubi i meshkujve Kastrioti.

Legjenda nuk iu besojnë as syve as veshëve për gjendjen që po kalon KH Kastrioti dhe si duket një ditë do të shpërthejnë. 

Klub që ka edhe fond të varfër të lojtarëve dhe lojtarët më të mirë kanë shtegtuar në klubet tjera për shkak të kushteve më të mira, po orvatet të bëjë diçka më shumë për edicionin e ri.

Kastrioti ka kryetar e drejtor sportiv, por tash për tash janë në heshtje.

Fundja të lartpërmendurit Rexhepi, Reçica, KIlaj, prof.. Jupa e Çerkini, raportohet se kanë diskutuar edhe për klubin, për gjendjen e rëndë, për kolektivin  që është as në tokë dhe as në qiell, megjithatë nuk jepen detaje me të hollësishme. Ajo që dihet, nuk e kanë ndërmend ta pushtojnë klubin por diçka do të bëjnë në të ardhmen! A do janë opozitë e fortë në muajit e ardhshëm?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat