Selektori Shabani përcjell nga afër fitoren e parë të Hajdarit e Demajt

Hendboll

Selektori Shabani përcjell nga afër fitoren e parë të Hajdarit e Demajt

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:56
Selektori Shabani përcjell nga afër fitoren e parë të Hajdarit e Demajt

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, të enjten mbrëma ishte në Danimarkë, ku e pa nga afër fitoren e skuadrës Ringkobing ndaj asaj Kobenhavn. Ringkobingu fitoi 28:27 ndeshjen e javës së pestë të elitës daneze, njërës prej ligave më cilësore në botë.

Te Ringkobingu luajnë kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj dhe dy reprezentueset tjera, Marigona e Arlinda Hajdari. Leonora Demaj nuk u aktivizua të enjten, ndërsa Marigona Hajdari ishte lidere e Ringkobingut. Arlinda është duke sanuar një lëndim.

Marigona nuk shënoi gol, por si gjithnjë ajo u shqua me organizim perfekt të lojës. Ka bërë pesë asistime.

“Marigona ishte truri i ekipit, ndonëse pak e lënduar.

Ka organizuar lojën e të gjithë lojtareve. Ka luajtur në shumicën e kohës, ndërsa kur thyhej loja, ajo e merrte përgjegjësinë.

Demaj është duke punuar me intensitet dhe trajneri i Ringkobingut më tha që është i kënaqur me angazhimin e saj në stërvitje.

Pret momentin e duhur që ta integroj në ekip dhe më tha se së bashku me Marigonën do të jetë shtyllë e ekipit. Trajneri më tha fjalë të mira edhe për Arlindën, që është lënduar kur arriti formën më të lartë. Por ajo do të kthehet edhe më e fortë”, ka thënë selektori Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat