Llapi me tri fitore rresht! Besian Abazi: Synojmë play-off-in

Hendboll

Llapi me tri fitore rresht! Besian Abazi: Synojmë play-off-in

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:48
Llapi me tri fitore rresht! Besian Abazi: Synojmë play-off-in

Llapi po tregon lojëra shumë të mira në tre ndeshjet e para të elitës së hendbollit të Kosovës.

Llapjanët shënojnë tre fitore rresht, duke u renditur aktualisht në pozitën e tretë me 6 pikë aq sa ka edhe lideri Besa Famgas dhe Trepça.

Skuadra nga Podujeva synon play-off-in.

Hendbollisti prej më të mirëve në fanellën e Llapit, Besian Abazi, është shumë i kënaqur me rezultatet e deritashme.

Llapi tre ndeshje po aq fitore, si e sheh në vazhdim të kampionatit?

“Është fakt, në tri ndeshje kemi po aq fitore.

Kemi arritur që ta komponojmë ekipin dhe jemi një skuadër që do të thosha solide.

Në vazhdim na presin ndeshje të vështira por që për 65 vjetorin e klubit kemi synim të qartë e ai është play-off-i”, tha Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Llapjanët kanë punë të vështirë në sfidën e radhës, përballen me Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat