Shpresa Fazlija përshëndetet nga loja aktive

Hendboll

Shpresa Fazlija përshëndetet nga loja aktive

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:03
Shpresa Fazlija përshëndetet nga loja aktive

Shpresa Fazlija përshëndetet nga loja aktive në hendboll. Ajo ndeshjen e fundit e zhvilloi për Shqiponjën nga Gjakova e cila e mposhti me rezultat minimal 25:24 ekipin e “Jusuf Gërvallës”.

Fazlija pas 16 viteve të suksesshme, duke  luajtur për disa ekipe në vendin tonë dhe për Kombëtaren e Kosovës, i jep fund lojës aktive.  A ishte ndeshja e fundit kundër “Jusuf Gërvallës”?

“Po, ndeshja e fundit në karrierë ka qenë me ‘Jusuf Gërvallën’. 

Lëndimi në gju dhe obligimet familjare janë arsyeja e përfundimit të karrierës sime si hendbolliste”, thotë Fazlija për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat