Klubi nga Republika Srpska tregon numrin e biletave që ka lëshuar në shitje kundër kampionit të Kosovës 

Hendboll

Klubi nga Republika Srpska tregon numrin e biletave që ka lëshuar në shitje kundër kampionit të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:11
Klubi nga Republika Srpska tregon numrin e biletave që ka lëshuar në shitje kundër kampionit të Kosovës 

Klubi nga Republika Srpska që vepron në kuadër të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borci nga Banjalluka, ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen me kampionin e Kosovës, Besa Famgas.

Pejanët sot nisën në orën 15.00 për në Banjallukë për të zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.

“Kanë mbetur edhe dy ditë deri në ndeshjen e parë evropiane të këtij viti.

Të dielën, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës EHF, hendbollistët tanë do të mirëpresin rivalin e vjetër, ekipin e Besa Famgas nga Peja.

Biletat janë në shitje në sallën ‘Borik’, në sheshin Krajina dhe në ambientet e klubit (Veselina Masleshe 15/17).
 

Për shkak të detyrimeve ndaj sponsorëve, si dhe për shkak të procedurave Covid-19, vetëm 500 bileta do të jenë në shitje, kështu që nxitoni dhe merrni biletën tuaj.

Ejani dhe mbështesni djemtë tanë të rinj në luftën për kualifikimin në raundin III të Kupës EHF”, njofton Borci. Ndeshja luhet (18.00) në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat