Hasan Shala shpërthen: Hendbolli i Kosovës në bisht të sorrës!

Hendboll

Hasan Shala shpërthen: Hendbolli i Kosovës në bisht të sorrës!

Nga: K.Goca Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:46
Hasan Shala shpërthen: Hendbolli i Kosovës në bisht të sorrës!

Veprimtari i shquar i hendbollit, Hasan Shala, ka humb durimin me hendbollin femëror, sidomos pas humbjes së kampiones së Kosovës, Vushtrria, me rezultat 41:6 nga ekipi zviceran Eagle Spono.

Vushtrria brenda dy ditëve dy herë pësoi humbje nga e njëjta ekip, me rezultat të turpshëm 42:14 e 41:6. 
Këto humbje shkaktuan edhe neveri në komunitetin e hendbollit të Kosovës.   

“Hendbolli i Kosovës në konkurrencën e fermave në bisht të sorrës!

Në sportin e hendbollit janë tri rezultate. Më jopopullori është humbja, ama edhe humbja dinjitoze apo ajo minimale disi pranohet e kapërdihet?!

E ‘ka t’i themi humbjeve me rezultat si të Kampionit të Kosovës?

Vetëm jo humbje “dinjitoze” por humbje përtej asaj katastrofike,përqmuese e thuaji si të doni!
Pra ky është realiteti i hidhur i ekipeve të femrave në hendbollin e Kosovës në Super Ligë e të mos flasim për atë të Ligës së Parë!

Pajtohem me opinionistët e më sipërm dhe mendoj se është koha që organet adekuate të FHK të mendojnë për një sistem më të frytshëm të garave te hendbolli i femrave gjë që edhe në postimet e mëhershme e kam postuar!

Ky rezultat në asnjë mënyrë nuk arsyetohet marrë për bazë traditën e hendbollit tonë(pjesëmarrja e ekipeve të të dy gjinive në garat elite të hendbollit ush jugosllavë) andaj Dervish shoku vendet të cilat i përmende kanë investuar dhe punuar shumë në ngritjen e cilësisë së hendbollit andaj edhe rezultatet e tilla me ekipet tona janë të pritshme.

Dhembë humbja e tillë hej për krejt lojën të shënohen vetë 6 gola? mirëpo edhe në këtë rezultat duhet të kërkohen shkaktarët pasojat dhe përgjegjësitë. Unë kohë më parë pata konstatuar se fitorja e kampiones ndaj Dritës nuk ishte edhe e shëndetshme për vushtrriaset andaj këte mendim e mbajë edhe pranë këtij rezultati të Kampiones nga se e dijë se si është ndjenja tek të gjithë akterët e ekipit humbës.

Sigurisht se pasojat dhe përgjegjësitë duhet kërkuar pikë së pari në ekipin e hendbollit të femrave të Vushtrrisë e ndoshta edhe më gjerë!

Përgjegjësia ekipore determinohet nga cilësia e garave në nivel vendi organizimi për gara europiane dhe përforcimi i ekipeve për këto gara e këtu përfshihet përgjegjësia e trajnerit dhe ekipit përcjellës profesional andaj në mungesë të tyre ndoshta mundë të minimizohet kjo përgjegjësi!

Edhe nga humbjet e tilla mundë të nxirren mësime nga se do duhej të punohej me përkushtim të ngritjes së cilësisë, profesionalizimit me njerëz adekuat profesional e jo të punohet vetëm për statistika!

Mendoj se FHK i përmbush përgjegjësitë e saja ndaj ekipeve të Superligës në të dy konkurrencat, mirëpo duhet kërkuar mënyra të cilat do çonin në ngritjen e cilësisë së hendbollit të Kosovës”, komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat