Prishtina në Shkup me trajnere të huazuar

Hendboll

Prishtina në Shkup me trajnere të huazuar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:43
Vlora Jashari

E habitshme apo jo, Prishtina ka huazuar si trajnere Vlora Jashari vetëm për ndeshjet e Kupës së Evropës.

Arsyeja është se ajo është e licencuar dhe e ka të drejtën të jetë në pankinë.

Hendbollistet e Prishtinës janë gati për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Prishtina të shtunën prej orës 17:00 në Shkup luan ndeshjen e dytë ndaj Vardarit.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën e kaluar në kryeqytet, Prishtina e humbi me rezultati 39:35.

Ndeshja ishte e barabartë, por fitore me katër gola epërsi megjithatë shënuan shkupjanet. KHF Prishtina do ta jap më të mirën në ndeshjen e kthimit në tentim për të shënuar fitore.

Prishtina është kthyer në skenën evropiane pas katër vjetësh dhe ka dëshmuar që ka formuar skuadër cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat