Klubi serb zbarkon në Pejë, ndeshjen me Besën e quan të rrezikshmërisë së lartë 

Hendboll

Klubi serb zbarkon në Pejë, ndeshjen me Besën e quan të rrezikshmërisë së lartë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 00:23
Klubi serb zbarkon në Pejë, ndeshjen me Besën e quan të rrezikshmërisë së lartë 

Skuadra e hendbollit Borci m:tel nga Banjalluka ka zbarkuar në Pejë, ku sot (18.00) do të luajnë ndeshjen e kthimit me kampionin e Kosovës, Besa Famgas, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës (meshkujt).

Klubi nga Republika Srspka që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndeshjen e parë në një atmosferë armiqësore në Banjallukë, e ka fituar me rezultat 28:25 ndaj Besa Famgas.    

“Udhëtimi, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të motit, zgjati më shumë sesa pritej.

Duke qenë se bëhet fjalë për një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, delegacioni nga Banjalluka është shoqëruar nga policia nga pika kufitare deri në hotel.

Kujtojmë se kuqeblutë do të mbrojnë diferencë me tre gola nga ndeshja e parë e luajtur fundjavën e kaluar në Banjalluka”, njofton në faqen e Borcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat