Po vajton Knezheviqi e Mikiqi, kjo na gjeti në Kosovë 

Hendboll

Po vajton Knezheviqi e Mikiqi, kjo na gjeti në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:49
Po vajton Knezheviqi e Mikiqi, kjo na gjeti në Kosovë 

Kokulur! Me buzë në vaj po kthehen në Banjallukë. Është ekipi serb Borci, që garon në kuadër të Kampionatit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Klubi nga Republika Spska e pa se çka është kultura në Pejën e bukur, në Kosovën e bukur, në shtetin më të ri në botë.  

Besa Famgas nga Peja, kampion i Kosovës, triumfoi me rezultat 29:22 ndaj Borcit, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me 28:25 dhe kualifikohen në rrethin e tretë të Kupës së Evropës. 

“Hendbollistët e Mirko Mikiqit u mposhtën në Pejë nga përfaqësuesi i Kosovës, Besa Famgas, me rezultat 29:22”, shkruan mes të tjera media nga Banjalluka “Monda.ba”.

"Një lojë pak më e dobët nga sa e prisnim dhe kjo është arsyeja e humbjes së cilës do t'i kushtojmë vëmendje dhe do të përpiqemi të përgatitemi për sfidat që pasojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sot ne ishim padyshim jo në nivel, sidomos në pjesën e dytë, as që do të doja të flisja për gjëra të tjera, tani është e rëndësishme të pushojmë sa më shumë ekipin dhe të përgatitemi për Krivajën, e cila tashmë na pret të mërkurën”, tha trajneri Mikiq pas ndeshjes.

Hendbollisti Luka Knezhevic ka tundur katër herë rrjetën e Besës në parketin e sallës “Karagaçi”.

Një ndeshje e vështirë për ne dhe një disfatë e rëndë, u dogjëm në atmosferë.

Ndeshja ishte shumë e fortë, burrërore, morëm disa vendime të gabuara në momente shumë të rëndësishme.

Patëm një shans për ta kthyer lojën në favorin tonë, por dështuam, nuk e di pse, çfarë të them, kokën lart, tani kemi dy ndeshje në shtëpi në Premierligë, kundër Krivajës dhe Sllogës nga Gornji Vakuf”, ka theksuar Knezheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat