Ish kryetari i KH Kastriotit: Naimi ka lënë zbrazëti të madhe, e zbrazët do të jetë salla e sporteve

Hendboll

Ish kryetari i KH Kastriotit: Naimi ka lënë zbrazëti të madhe, e zbrazët do të jetë salla e sporteve

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:29
I ndjeri Naim Meha është në të majtë dhe Gëzim Kokollari në të djathtë

Ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj), Gëzim Kokollari, është i trishtuar me lajmin për ikjen në amshim të Naim Mehës nga fshati Lloshkobare e Ferizajt.

 “Sot ndërroj jetë Naim Meha, për të na lënë gjithmonë të pikëlluar dhe me kujtimin për të.

Naimi ka lënë zbrazëti të madhe, e zbrazët do të jetë salla e sporteve, që me mikpritjen e tij, e ka bërë të ngrohët sa do e ftohët që ishte. I zbrazët po ndjehem unë si miku i tij. 

Naimit do ti jemi mirënjohës gjithë jetën për aktivitetet e tij, ashtu siç i ishim mirënjohës për së gjalli!

Naimi la pas vetes një familje të mrekullueshme. 

Naim kujtimet për ty, nuk do të vdesin kurrë, ato do të jetojnë me ne përgjithmonë.

Prehu në paqe mik”, ka shkruar Kokollari në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat