Gjikokaj shquhet me asistime në elitën norvegjeze

Hendboll

Gjikokaj shquhet me asistime në elitën norvegjeze

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Gjikokaj shquhet me asistime në elitën norvegjeze

Mirela Gjikokaj këtë edicion është prej lojtareve kryesore të skuadrës Follo, që garon në elitën e Norvegjisë. Ndonëse Follo nuk po ka rezultate shumë të mira, Mirela po ka një kampionat pozitiv. Ajo po shquhet me numrin e madh të asistimeve që po i bën.

Është beku i parë i skuadrës dhe luan shumicën e kohës. Në ndeshjen e së dielës, të cilën Follo HK Damer e humbi nga Fredrikstadi, Mirela i shënoi dy gola ndërsa i kishte tetë asistime.

Për asistime ishte e para në ekip dhe kështu është në secilën ndeshje.

“Është e vërtetë. Me pivoten dhe alot kombinohemi shumë mirë.

Kemi pak ngecje në rezultate, kanë ardhur disa lojtare e të reja, ndërsa kishim edhe largime. Edhe trajneri me ndihmësin e tij janë larguar dhe kanë ardhur dy trajnerë të rinj. Jemi duke punuar mirë dhe presim të kemi rezultate pozitive.

Deri më tani kemi pasur ndeshje shumë të forta. Dihet që nuk është lehtë të jesh pjesë e Superligës së Norvegjisë, një shtet me traditë të pasur dhe me nivel shumë të lartë të hendbollit. Po punojmë shumë për rezultate më të mira në vazhdimësi”, thotë Mirela Gjikokaj.

Ajo tregon se e ka besimin e plotë të trajnerit dhe se shumicën e kohës e kalon në lojë.
Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore në Kombëtaren e Kosovës. Ka disa vite që është në mesin e bartëseve të lojës.

Paraqitja e saj e rregullt është sinjal i mirëseardhur para grumbullimeve të ardhshme të Kombëtares sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat