Vlora Jashari, as drejtore e as trajnere, nuk i mbijetoi asnjë pozite 

Hendboll

Vlora Jashari, as drejtore e as trajnere, nuk i mbijetoi asnjë pozite 

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Vlora Jashari, as drejtore e as trajnere, nuk i mbijetoi asnjë pozite 

Shkurt ishte si drejtore, shkurt si trajnere!  Ish hendbollistja Vlora Jashari është pa asnjë pozitë në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.

Përderisa në edicionin e kaluar ishte drejtore sportive në KHF Kastrioti, por ndryshimet e organeve drejtuese, ajo u largua nga kjo pozitë dhe nuk u dha asnjë arsye të paktën me shkrim, cili ishte shkaku i largimit.

Megjithatë, atë e dërguan në pozitën e trajneres për kadete, e cila ishte shumë shkurt duke dhënë dorëheqje për shkaqe objektive.

As drejtore e as trajnere, nuk i mbijetoi asnjë pozite. Përderisa si drejtore u largua me ndryshimin e strukturave në klub, por si trajnere dha dorëheqje me dëshirë, bëjnë të ditur disa burime brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat