Istogu po vuan nga lëndimet, edhe Rugova jashtë fushës 

Hendboll

Istogu po vuan nga lëndimet, edhe Rugova jashtë fushës 

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:28
Doresa Rugova

Istogu në muajit e fundit po ballafaqohet me disa telashe, sidomos me lëndimet e hendbollisteve.

Liderja e kampionatit, shpreson se hendbollistja Doresa Rugova të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“Operohet me sukses Doresa Rugova,

Hendbollistja e talentuar e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës U-17, Doresa Rugova është operuar pas lëndimit të rëndë që kishte pësuar disa javë më parë gjatë një ndeshje kampionale.

Rugova është prej hendbollisteve më të talentuara në Kosovë dhe mos prezenca e saj në ndeshje ishte hendikep i madh për Istogun, kur dihet që këtë sezon skuadra vuan nga lëndimet e hendbollisteve dhe nga mungesa e fondit të mjaftueshëm të hendbollisteve.

KHF Istogu i uron hendbollistes shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në parketin sportiv”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat