Besa Famgas e pret Potaissa Turdan

Hendboll

Besa Famgas e pret Potaissa Turdan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:45
Besa Famgas e pret Potaissa Turdan

Skuadra e madhe rumune, Potaissa Turda për herë të dytë vjen në Kosovë për të luajtur ndeshje evropiane. Për herë të parë ishte në nëntor të vitit 2017. Saktësisht më 25 e 26 nëntor, Turda ishte përballur me Trepçën në Mitrovicë në raundin e tretë të Kupës Sfiduese, që tani njihet si Kupa Evropiane.

Turda kishte skuadër të nivelit evropian. Atë edicion e mbylli me sukses të madh, me titull të kampionit në Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Atmosfera në “Minatori” ishte e bukur në ato dy takime të nëntorit 2017.

Bukur e zjarrtë pritet të jetë edhe të dielën në “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas e pret Potaissa Turdan në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Shpresat janë që ndeshja të jetë vazhdimësi e rezultateve të mira të Besës, jo një fillim i ri i suksesshëm për skuadrën rumune.

Besa në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës. Potaissa Turda fillon prej raundit të tretë.

Ndeshja zhvillohet prej orës 18:00. Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari aktual i Besa Famgas, Deniz Terziqi ishte pjesë e Trepçës në ato dy takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat