Ferizaj - Shqiponja, një minutë heshtje për tragjedinë në Gllogjan 

Hendboll

Ferizaj - Shqiponja, një minutë heshtje për tragjedinë në Gllogjan 

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Ferizaj - Shqiponja, një minutë heshtje për tragjedinë në Gllogjan 

Në përballjen mes Ferizajt dhe Shqiponjës nga Gjakova, u mbajt një minutë heshtje për tragjedinë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit. 

“Shqiponja dhe Ferizaj, mbajtën një minutë heshtje në shenje respekti dhe nderimi për 3 viktimat në fshatin Gllogjan”, thotë për gazetën “Bota sot” Skënder Alijaj, kryetar i KHF Shqiponja.

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 38:33 ndaj Shqiponjës, në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), e cila u zhvillua në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj.

Ferizaj përmbylli stinorin vjeshtor në vend të 4-të me 16 pikë dhe Shqiponja e 6-ta me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat