Istogu “nokauton” Kastriotin, kampion vjeshtor

Hendboll

Istogu “nokauton” Kastriotin, kampion vjeshtor

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:13
Istogu Istogu “nokauton” Kastriotin, kampion vjeshtor

Kastrioti pëson 'nokaut' me lojë e rezultat në palestrën e sportit në Istog. 

KHF Istogu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 46:23 ndaj Kastriotit nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së 11-të të elitës së hendbollit të Kosovës (femrat).

Kryetrajneri Faruk Shala me vasha kremton fitoren bindëse dhe titullin vjeshtor. 

Image

Faruk Shala

Shalës i bëhet zemra mal që e mposhti me 23 gola dallim një ekip me renome, siç është Kastrioti, duke i treguar se vetëm me punë arrihen rezultate, ka perënduar koha e krenarisë me sukseset e para shumë viteve. 

Kastrioti, shtatë herë kampione e pasluftës, u turpërua me rezultat dhe një ekip me emër, nuk i ka hije të mposhtet me rezultate të tilla, kur kihet parasysh se ka disa lojtare me përvojë. Ka kohë që ky klub nuk po tregon lojëra të mira. 

Burimet tona të afërta me klubin e Kastriotit, bëjnë me dije se ka gjasa që të ketë ndryshime brenda kolektivi për stinorin pranveror. 

Istog stoliset me titullin e vjeshtor duke tubuar 22 pikë, ndërsa Kastrioti  është në pozitën e pestë me 13 sosh,  bilanc zhgënjyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat