Hamëz Idrizi tregon si u kthyen në kufi nga policia serbe: Kështu na thanë

Hendboll

Hamëz Idrizi tregon si u kthyen në kufi nga policia serbe: Kështu na thanë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Hamëz Idrizi tregon si u kthyen në kufi nga policia serbe: Kështu na thanë

Çmenduria serbe vazhdon.

Edhe një skandal i radhës nga Serbia. Kësaj radhe pengojnë kampionin e Kosovës, Besa Famgas nga Peja

Kryetari i  klubit të hendbollit Besa Famgas, Hamëz Idrizi, tha se nuk e lejuan ekipin e tij që të kalojë nëpër territor të Serbisë për të shkuar në Rumani.

Kampioni i Kosovës hasi në telashe në kufirin e Merdarës, ku policia serbe i ktheu pas.
“Policia serbe ndaluan autobusin tonë, duke na thënë se nuk mund të kalohet lëndej. Nuk ka dalje për Besën.

Kthehuni pas”, tregon shkurt Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Besa mbrëmë rreth 00.00 është kthyer në Merdarë, ndërsa sot kanë marrë rrugën nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Rumanisë. Pejanët të dielën e luajnë ndeshjen e kthimit me ekipin rumun Potaissa Turda.

Ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultat 30:28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat