Kampioni i Kosovës në presion të rumunëve 

Hendboll

Kampioni i Kosovës në presion të rumunëve 

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:09
Kampioni i Kosovës në presion të rumunëve 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, është në presion të skuadrës rumune, Potaissa Turda, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të tretë të Kupës së Evropës.

Kryetrajneri Arben Muqolli ka përgatitur ekipin maksimalisht dhe synon mrekullinë e radhës, të kualifikohen në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. 

Hendbollisti Egzon Gjuka është optimist para sfidës së nesërme.

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Por kjo nuk do të na pengojë që të japim maksimumin nesër në ndeshje.

Gjatë tërë javës kemi analizuar ndeshjen që e kemi zhvilluar në Pejë dhe kemi parë shumë gabime që i kemi bërë. Kemi punuar që këto gabime t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit.

Nesër do të futemi në ndeshje për ta mbrojtur rezultatin e lojës  së parë dhe synimi ynë është kalimi i këtij raundi, gjë e cila besojmë se është e mundshme, nëse përmirësojmë gabimet që i kemi bërë në shtëpi”, ka thënë Gjuka.

Skuadra e Gjukës, Besa Famgas, të dielën nga ora 17:00 luan ndeshjen e kthimit.

Ndeshja zhvillohet në Turda të Rumanisë. Ndeshjen e parë Besa e ka fituar me 30:28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat