Kabashi: Më së largu deri me 10 janar i fillojmë përgatitjet

Hendboll

Kabashi: Më së largu deri me 10 janar i fillojmë përgatitjet

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:23
Kabashi: Më së largu deri me 10 janar i fillojmë përgatitjet

Trepça nga Mitrovica, klub me renome, ka ecuri jashtëzakonisht të mirë të rezultateve në stinorin vjeshtor në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).

Puna e madhe e kryejtrajnerit Taib Kabashi, me kryetarin e klubit Bujar Istrefi dhe kryesinë, arritën me klub që të përfundojnë në vend të dytë me 24 pikë, katër me pak se kampioni vjeshtor Besa Famgas.   

“Më së largu deri me 10 janar do t’i fillojmë përgatitjet për stinorin pranveror. 

Nuk do të ketë pushim më shumë se dy javë me seniorët, ndërsa shkolla e hendbollit nuk e ka ndëprerë punën, vazhdojnë të ushtrojnë. 

Synimet tona janë play-off-i, kampionati, Kupa e Kosovës dhe dalja në garat evropiane.  Synojmë edhe dy-tre përforcime”, tha Kabashi për gazetën kombëtare”Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat