Vajza nga Mali i Zi e la Kosovën për Francë 

Hendboll

Vajza nga Mali i Zi e la Kosovën për Francë 

Nga: K.G. Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:10
Suzana Ujkiq

Tri foto sa një mijë fjalë të vajzës shqiptare nga Mali i Zi, e cila ka më shumë se 4 muaj që jeton në Francë.

Hendbollistja Suzana Ujkiq pas katër viteve u largua nga KHF Istogu  dhe vazhdon karrierën në ekipin francez Yutz, e cila garon në kategorinë e tretë.

Fotot e para të saj në Vitin e Ri tregojnë se është e lumtur që u largua nga Kosova dhe po luan në ekipin francez. 

Image

Tri foto, njëra me sy mbyllur e dy tjera ashtu si e ka stilin Suzin nga Tuzi, tregojnë se është në formë të mirë.
Ndryshe Suzi është pjesë e Kombëtares së Kosovës. 

Image

Krejt në fund, ajo e ka për zemër Kosovën por në Francë po jeton mirë, pasi që ka kushte fantastike. Këto foto i ka si befasi për fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat