Viti 2022 nis me skandal

Hendboll

Viti 2022 nis me skandal

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:07
Viti 2022 nis me skandal

Sipas informacioneve të marra nga media suedeze “Handbollskanalen”, dy ndeshje të Ligës së Kampionëve në hendboll ka ngjallur dyshime të mëdha.

Sfida ndërmjet Vive Kielce – Porto mendohet se është manipuluar, kjo për shkak të kuotave të luhatshme në bastore.

Ekspertët e basteve përmendën deri në 19 situata krejtësisht të palogjikshme, të cilat “nuk dukeshin normale”, dhe lidhen me sjelljen e lojtarëve në fushë.

Dy ndeshjet që janë duke u hetuar Montpellier – Meshkov Brest dhe Vive Kielce – Porto, gjatë pjesës së dytë patën deri në 20 ndryshime të koeficienteve në ndeshjet live, dhe disa ishin shumë joshëse dhe në fund u realizuan, transmeton demokracia.

Tani është radha e EHF-së dhe nëse vërtetohet se njëra nga ndeshjet e përmendura është e manipuluar, klubet me siguri do të përballen me sanksione të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat