Kosova, në heshtje para ndeshjes me Greqinë

Hendboll

Kosova, në heshtje para ndeshjes me Greqinë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:14
Kosova, në heshtje para ndeshjes me Greqinë

Humbja e fundit (20:21) në Prishtinë nga Greqia është përjetuar rëndë në taborin e Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Humbje që ka futur në heshtje të thellë komplet taborin e Kombëtares së Kosovës.

Por një gjë është e qartë dhe që duhet ta dijnë një herë e mirë brenda taborit të Kombëtares së Kosovës, se humbjet janë pjesë e sportit!

Humbjet duhet të merren me sportivitet e të mendosh të fitosh në sfidën e radhës si bie fjala nesër (në orën 14.00) në Athinë kundër Greqisë, në kuadër të xhiros së katërt të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Të gjithë e kuptojnë zhgënjimin e tyre, kur merret parasysh edhe grupi nuk ka qenë aq i fortë, nga tre ndeshje vetëm një pikë është edhe dështim, nuk do të thotë se ende nuk kanë gjasa, por me kusht të fitohen të tri ndeshjet e fundit.

Një heshtje e tillë moti nuk është pa në kombëtaren e Kosovës, por sikur të ishte fituar Greqia do të ishte atmosfera pak më ndryshe e më relaksuese.

 Fakti tjetër është se para fillimi të ciklit kualifikues, optimizmi ka qenë i jashtëzakonshëm, paksa edhe i ka ”mashtrur” fitorja e barazimi me Rumaninë, duke i rritur më shumë se sa duhej pritshmëritë e tyre!   
Greqia kryeson grupin me 6 pikë, duke lënë pas Turqinë 4, Kosovën 1 dhe Belgjikën 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat