Selektori grek nuk është i qetë para ndeshjes me Kosovën

Hendboll

Selektori grek nuk është i qetë para ndeshjes me Kosovën

Nga: K.G. Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:02
Selektori grek nuk është i qetë para ndeshjes me Kosovën

Të dielën në orën 14.00 në palestrën e sportit “Dyo Aorakia”, do të ndeshen Greqia - Kosova, sfidë e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (meshkujt). 

Greqia kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Turqia 4, Kosova 1 e Belgjika 1. 

Selektori i Greqisë, George Zaravina, tha se paksa ndihet më i qetë që janë kthyer pesë hendbollistë për sfidën me Dardanët. Kostakidis, Kritikos, Kandilas, Iliopoulos dhe Papadionysiou, kthehen në radhët e grekëve. 

“Ne kemi një javë të vështirë përpara, me dy ndeshje në shtëpi. Gjithmonë në grup, ndeshjet në shtëpi janë më të rëndësishmet.

Në ndeshjen kundër Kosovës, edhe pse kemi rikthimin e hendbollistëve, duhet ta menaxhojmë situatën, duke pasur parasysh mungesën e stërvitjes që kanë ata. Duhet të gjejmë një mënyrë për të nxjerrë më të mirën prej tyre”, tha mes të tjera Zaravinas, transmeton faqja e Federatës së Hendbollit të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat