Kosova fiton një lojtar të ri

Hendboll

Kosova fiton një lojtar të ri

Më: 9 janar 2022 Në ora: 22:54
Kosova fiton një lojtar të ri

Kombëtarja e Kosovës sot mposhtet në udhëtim me rezultat 26:25 nga Greqia, por fiton një lojtar të ri.

Është fjala për hendbollistin Shaban Zogaj, i cili ka treguar lojë të mirë në ndeshjen parakualifikuese të Kampionatit Botëror.     

“Sot përfundimisht kemi fituar një lojtar që do të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë.

Shaban Zogaj ka shfaqur vlera dhe potencial të madh.

Ndonëse në moshë të re, Shabani ndaj Greqisë është treguar efikas, i matur dhe i vlefshëm për ekipin”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kosova është në fund të tabelës në Grupin 1, me vetëm 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat