Gjikokaj 6 gola në elitën e Norvegjisë, Marku 11 në Zvicër

Hendboll

Gjikokaj 6 gola në elitën e Norvegjisë, Marku 11 në Zvicër

Më: 23 janar 2022 Në ora: 23:03
Gjikokaj 6 gola në elitën e Norvegjisë, Marku 11 në Zvicër

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e Norvegjisë, njërën prej ligave më të forta në botë.

Gjikokaj të dielën ishte me efikasja te Follo që humbi 32:29 nga skuadra e madhe Molde.

Mirela i shënoi gjashtë gola nga nëntë tentime. Ajo shtoi edhe shtatë asistime, por që këtë herë nuk mjaftuan.

Me efikasitet të lartë ka vazhduar Pashke Marku në Superligën e Zvicrës. Ajo shënoi 11 gola nga 15 tentime për Kreuzlingenin që fitoi 31:24 ndaj Amicitia Zuerich. Kreuzlingeni është në mesin e tabelës, kurse Marku ishte më e mira e ndeshjes.

Motrat Rina e Sara Rexhepi kanë shënuar nga pesë gola për AGF Handbold që humbi 30:28 nga Bjerringbro në kategorinë e dytë daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat