Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Hendboll

Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:43
Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët e Kosovës të hendbollit vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane.

Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë. Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane.

Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e hendbollisteve mes Krim Mercator Lubjana dhe Kastamonu Belediyesi GSK (Turqi). Ndeshja është luajtur në kryeqendrën e Sllovenisë, ndërsa fitore shënoi Krimi me rezultatin 36:28.
Dy gjyqtarët kosovarë e kanë kryer punën me sukses.

Ndeshja në Lubjanë i takoi xhiros së 12-të të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Krim Mercator është në vendin e gjashtë me 7 pikë nga 11 ndeshje. Kastamonu është i fundit në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat