Edhe një turp nga serbët, provokojnë rëndë edhe Maqedoninë

Hendboll

Edhe një turp nga serbët, provokojnë rëndë edhe Maqedoninë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Edhe një turp nga serbët, provokojnë rëndë edhe Maqedoninë

Edhe një turp nga serbët, provokojnë rëndë edhe Maqedoninë!

Politika edhe njëherë tjetër gjenë vend në arenat sportive.

Pas provokimeve të zakonshme nga grekët, tashmë një provokim shumë i rëndë në adresë të shtetit maqedonas ka ardhur nga tifozët serb të Klubit të hendbollit të Partizani, “Grobari”, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit në kuadër të ndeshjes së Ligës SEHA midis Partizanit dhe Pelisterit që u zhvillua në Beograd, pas minutës së 40-të filluan të brohorisnin me të madhe: “Serbi jugore, asnjëherë Maqedoni”.

Ndryshe ndeshja u mbyll me fitoren e Eurofarm Pelister me rezultat 25:23. Ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të grupit “A”, të SEHA ligës, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe PPD Zagreb nga Kroacia dhe Preshov nga Sllovakia.

Ndeshjen e rradhës skuadra përfaqësuese e Maqedonisë Eurofarm Pelister, do ta zhvillojë në Manastir me datë 10 mars kundër skuadrës sllovake të Preshov, ndërsa me 22 mars do të jetë mysafir i PPD Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat