Lojtari malazez përforcon ferizajasit! Ibrahimi: Do të kemi edhe përforcime tjera

Hendboll

Lojtari malazez përforcon ferizajasit! Ibrahimi: Do të kemi edhe përforcime tjera

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:37
Samid Mekiq dhe drejtori i KH Kastriotit, Ekrem Beqa

Kastrioti nga Ferizaj nuk ndalet me përforcime, sjellin edhe të tretin me radhë pas shqiptarit të Maqedonisë së Veriut, Adis Saliu dhe brazilianit Guilherme Da Silva Fernandes.

Është fjala për hendbollistin malazez Samid Mekiq. Bëhet fjalë për një lojtar me përvojë i cili ka luajtur edhe për disa ekipe të shtetit të rajonit.   

“Përforcohemi edhe me Samid Mekiq, ish lojtar i Rudarit të Plevlës, Poreçit nga Kroacia, ‘Nove Veseli’ nga Çekia, Struga e Maqedonisë së Veriut, Dubrovniku të Kroacisë. Përforcimet nuk ndalen me kaq. 

Në ditët në vijim do të kemi përforcime tjera”, thotë për gazetën “Bota sot” Fikret Ibrahimi, nënkryetar i KH Kastriotit.
Ferizajasit aktualisht janë në vend të pestë me 14 pikë në elitën e hendbollit të Kosovës.

Me këto përforcime Kastrioti është kërcënim i madh për kampionin në fuqi Besa Famgas dhe Prishtinën e Verim Zherkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat