KH Kastrioti mbushet me lojtarë të huaj, përforcohet edhe me dy të tjerë

Hendboll

KH Kastrioti mbushet me lojtarë të huaj, përforcohet edhe me dy të tjerë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:55
KH Kastrioti mbushet me lojtarë të huaj, përforcohet edhe me dy të tjerë

Kastrioti nga Ferizaj nuk ndalet me përforcime, shkon numri në pesë hendbollistë të huaj. 

Drejtuesit e klubit me renome përforcohen edhe me dy lojtarë tjerë, kësaj radhe nga Maqedonia e Veriut.  

Lojtari Bojan Nikollovski e portieri Martin Bozhinovski, sot prezantohen në klubit ferizajas. 

Ditë më parë janë përforcuar edhe me Adis Saliun nga Maqedonia e Veriut, brazilianin Guilherme Da Silva Fernandes dhe malazezin Samid Mekiq.

Nënkryetari i klubit Kastrioti, Fikret Ibrahimi, tha se pritet të sjellin edhe përforcime tjera, por nuk saktëson edhe sa lojtarë tjerë do të zbarkojnë në qendrën e hendbollit.

“Siç ju kemi njoftuar, KH Kastrioti vazhdon me angazhimin e lojtarëve të ri dhe sot finalizuam marrëveshjen me dy hendbollistë nga Maqedonia e Veriut e këta janë: Bojan Nikollovski - alo e djathtë, ish lojtarë i ekipeve Metalurgu, Proleti dhe Pelisteri.

Martin Bozhinovski - portier nga Metalurgu dhe Vardari nga Negotini”, njofton Ibrahimi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat