Hendbolli fiton më shumë se futbolli e basketbolli

Hendboll

Hendbolli fiton më shumë se futbolli e basketbolli

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Hendbolli fiton më shumë se futbolli e basketbolli

Agjencia për Rini dhe Sport (AMS) shpalli fituesit e vauçerëve sportiv për vitin 2022, pas aplikimeve të mëparshme të klubeeve të sportit në Maqedoni.

Shuma më e lartë e sistemit të vauçerëve sportiv do të përdoret nga ekipet e hendbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në krye është sërish “Vardar 1961”, i cili do të marrë ndihmë në vlerë prej 17,5 milionë denarë, ndërsa pas tij është Eurofarm Pelister me 16,5. Vendi i tretë i takoi Metalurgut i cili do të marrë një “injeksion” financiar prej 12.5 milionë euro. Këtu është Butel me 10.5 milionë dhe Prolet 10 milionë që luajtën në eliminatoret garave evropiane.

MZT Shkupi nga ARMC do të arkëtojë 12,3 milionë denarë, që është më e larta në mesin e ekipeve të basketbollit, para Rabotniçkit me 10,8. Befasi mund të jetë vauçeri i ulët për KK Pelister, e cila do të marrë “vetëm” 6.5 milionë denarë ndihmë nga shteti.

Ndër klubet e futbollit, sërish në krye është Shkëndija, e cila do të përfitojë 10,8 milionë denarë, ndërsa në vend të dytë janë FC Shkupi dhe Struga Trim Lum, me nga 9,8 milionë. Këtu janë edhe Vardari e Sileks, të cilët garojnë në Ligën e Dytë, dhe do të marrin nga 7,4 milionë denarë.

Klubi i Volejbollit “Strumica” sërish mori kuponin më të lartë në sportin e volejbollit, në vlerë prej 3,7 milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat