Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit

Hendboll

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:44
Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit. Më pas elita ndahet në Superligën A, ku luftohet për titull, përkatësisht për plejof, si dhe në Superligën B.

Në xhiron e 18-të janë disa ndeshje që priten me interes.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen rivalët e moçëm, Trepça e Besa Famgas.

Besa është favorite, por vendasit do të bëjnë përpjekje për të ndërprerë serinë negative. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00.

Të shtunën është një ndeshje interesante, ajo në mes Prishtinës dhe Deçanit, që fillon në ora 19:30. Prishtina llogarit në dy pikë të reja, por synimet e tyre i kanë edhe deçanasit e konsoliduar.

Llapi – Rahoveci (e diel, 16:00) dhe Drenica – Vëllaznimi (e shtunë, 19:00 ) janë ndeshjet tjera të javës së 18-të.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet xhiroja e 12-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Ulpiana – Lepenci (e premte, 18:30), Prizreni – Istogu (e diel, 15:30), Vjosa – Drita (e diel, 17:00), Samadrexha – Vushtrria (e diel, 15:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat