Shqiponja dhe Kastrioti trimfojnë me tre gola dallim

Hendboll

Shqiponja dhe Kastrioti trimfojnë me tre gola dallim

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:33
Shqiponja

Shqiponja e Gjakovës e ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me Jusuf Gërvallën.

Shqiponja të shtunën në Deçan fitoi me rezultat 27:24, ndonëse pas pjesës së parë skuadra vendase kishte epërsi prej 13:11.

Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 12 gola. Arjeta Imeraj shënoi 8 gola për Jusuf Gërvallën.

Në kuadër të javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve të shtunën u luajtën edhe tri ndeshje tjera.

Fitore me tri gola dallim shënoi edhe Kastrioti ndaj Samadrexhës, 35:32.

Kjo ndeshje u luajt në Ferizaj. Ermira Saliu ishte më efikasja te vendaset me 9 gola, sa i shënoi edhe Agnesa Surdulli për Samadrexhën.

Istogu e Prishtina shënuan fitore bindëse. Istogu e mposhti Ulpianën me 38:24, kurse Prishtina fitoi ndaj Vjosës me 40:8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat