Rahoveci fiton në Gjakovë

Hendboll

Rahoveci fiton në Gjakovë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:18
Rahoveci fiton në Gjakovë

Rahoveci ka fituar dy pikë të rëndësishme në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci e mposhti skuadrën vendase, Vëllaznimi, me rezultatin 30:28. Fitorja është e rëndësishme për Rahovecin që në edicionin e parë në elitë synon vend në plejof.

Rahoveci mbetet i katërti, tani me 26 pikë, pesë më shumë se Kastrioti i vendit të pestë.

Ndërkohë vreshtarët kanë vetëm një pikë më pak se Trepça e vendit të tretë.

Vëllaznimi është i gjashti me 17 pikë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por në minutat e fundit mysafirët u shkëputën për të shkuar në pushim me epërsinë 17:13. Gjakovarët u kthyen në pjesën e dytë, duke barazuar në 20:20.

Por sërish vreshtarët shfaqën më shumë dhe mbajtën epërsinë deri në fund. Arlind Tanushi me 7 gola ishte më efikasi te Rahoveci. Besmir Kusari e Adonit Isufi i realizuan nga 5.

Florian Rexha realizoi 7 herë për Vëllaznimin. Arbër Neziri shtoi 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat