Operohet Bellma Beba, lojtarja që la gjurmë të pashlyeshme në Kosovë 

Hendboll

Operohet Bellma Beba, lojtarja që la gjurmë të pashlyeshme në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:07
Operohet Bellma Beba, lojtarja që la gjurmë të pashlyeshme në Kosovë 

Hendbollistja shqiptare, Bellma Beba, ka operuar dorën me sukses.

Beba është anëtare e klubit të Bundesliga III, Wurm Mitte, një kohë pjesë e edhe ekipeve me renome të Kosovës, si Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Kosovë. 

Hendbollistja që luan në pozitën e qendrës, ndihet mirë pas operimit. Ajo së shpejti do të vendos edhe për të ardhmen, të vazhdojë lojën vepruese apo jo.

“Në nëntor, vjet e kam thye dorën në lojë dhe kam pas operim.

Ndërkohë, gjatë rehabilitimit mjekët e kanë vërejtur që edhe gishtin e kisha lënduar, i kisha këputur ligamentet në gisht.

Dje e kisha operimin në gisht, domethënë dy operime.

Një herë për njëherë i kushtohem lëndimit dhe rehabilitimit, më vonë do të vendosi për hendboll”, thotë Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në Kosovë ka qenë e pandalshme, me Kastriotin fitoi tre tituj e katër Kupa të Kosovës e me Prishtinën dy tituj e dy Kupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat