Kush e ka radhën pas Faruk Shalës e Arben Parduzit? Shkarkime me gjuhë diplomatike!

Hendboll

Kush e ka radhën pas Faruk Shalës e Arben Parduzit? Shkarkime me gjuhë diplomatike!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:35
Faruk Shala

Faruk Shala e Arben Parduzi lirohen nga Kombëtarja e Kosovës U-19 përkatësisht U-17, kështu thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Në asnjë rrethanë nuk përmendet fjala shkarkim, por si gjuhë lehtësuese e diplomatike, lirohen nga detyra.

Kjo është forma më e mirë që po përdoret nga shumë Federata sportive në Kosovë.

Ajo që dihet, ka kohë që Shala është shkarkuar, kështu është thënë para një kohe nga një burim brenda kampit të kombëtares së Kosovës.

A lidhet largimi i Shalës me ngjarjen e një turneut në Shkup, kjo ka pak rëndësi, deri me sot është mbajtur në heshtje shkarkimi apo siç thotë FHK-ë, u liruan me propozim të selektorit Agron Shabani.

“Me propozim të selektorit Agron Shabani, Bordi i FHK-së liroi nga detyra e trajnerëve të grupmoshave të reja Faruk Shalën dhe Arben Parduzin. Për dy vjet, Shala ishte trajner i Kombëtares U19 të hendbollisteve, ndërsa Parduzi i Kombëtares U17 të hendbollisteve”, thuhet nga FHK-ja! 

Është e befasishme gjuha diplomatike  që përdorin!

Kush e ka radhën pas Shalës e Parduzit? A do të largohen edhe ndonjë hendbolliste nga Kombëtarja A e Kosovës?

Gjithçka do të shihet në ditët apo javët në vazhdim! Edhe aty do të përdoret me diplomaci, u lirua nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat