Istogu demolon Vjosën, Ferizaj turpëron Kastriotin

Hendboll

Istogu demolon Vjosën, Ferizaj turpëron Kastriotin

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:45
Istogu demolon Vjosën, Ferizaj turpëron Kastriotin

Skuadrat e kreut në Superligën e hendbollisteve nuk kanë hasur telashe për të fituar pikët në xhiron e 19-të.

Përballja ferizajase në mes të Ferizajt dhe Kastriotit është fituar nga KHF Ferizaj me rezultat 42:24. Ferizaj turpëron me lojë e rezultat.

Mimoza Sefedini i shënoi 10 gola, kurse Albulena Basha i realizoi 9. Te Kastrioti nga 6 gola i shënuan Adriana Salihu e Puhiza Gashi.

Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 30 pikë, sa i ka edhe Vushtrria në vend të tretë. Ndërkohë Kastrioti është i pesti me 21 pikë.

Lideri i klasifikimit, Istogu, ka fituar ndaj Vjosës me rezultat 49:14. Esma Muratoviq ishte më efikasja me 10 gola. Vjosa Imeri e Anita Qarri shënuan nga 5 gola për Vjosën.

Për Istogun është fitorja e 19-të rresht. Kjo skuadër udhëheq me 38 pikë.

Bindëse ishte Prishtina ndaj Dritës, duke fituar me 53:12. Melike Ipçi me 15 gola dhe Elsa Kongjeli me 13, shkëlqyen te Prishtina. Nikita Hyseni i shënoi 7 gola për Dritën.

Vushtrria e mposhti Jusuf Gërvallën në Deçan me rezultat 47:27. Luljeta Sopjani me 13 dhe Burneta Rama me 11 gola u shquan me efikasitet. Te vendaset, Nurije Qekaj i shënoi 8 gola.

Të premten Samadrexha fitoi në udhëtim ndaj Ulpianës me rezultat 31:27. Donjeta Mehmeti shënoi 10 gola për Samadrexhën. Kurse Ermira Krasniqi realizoi 8 gola për Ulpianën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat