Muratoviq kremton titullin e Kosovës: Ne kemi ekipin më të mirë

Hendboll

Muratoviq kremton titullin e Kosovës: Ne kemi ekipin më të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:56
Muratoviq kremton titullin e Kosovës: Ne kemi ekipin më të mirë

Istogu është kampione e Kosovës, titulli i dytë në histori të këtij klubi që ekziston nga viti 2004.

Hendbollistja e Istogut, Esma Muratoviq, ka treguar lojë të madhe me bashkëlojtare duke shënuar fitore me rezultat 26:25 ndaj Ferizajt, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Istogu, edhe takimin e parë e ka fituar me 32:31 dhe shpallet kampione e Kosovës.  Muratoviq kremton titullin e Kosovës.

Image

Istogu

“Së pari, falënderoj kundërshtarin për një lojë korrekte.

E dyta, për këtë trofe jam shumë e lumtur që titulli është rikthyer në qytetin tonë.

Jam krenar për trajnerin, lojtaret dhe gjithë ekipin. Kemi treguar se këtë sezon jemi skuadra e vetme pa asnjë humbje, pavarësisht periudhave të shumta të këqija e me shumë lëndime.

Ne kemi ekipin më të mirë me lojtaret më të mira dhe dua të them tifozët më të mirë. Faleminderit që na bënë të lumtur. Faleminderit për të gjithë ju”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kupa e Kosovës luhet me 14 e 15 maj, çfarë pret, Istogu favorit?

“Ne duam të pushojmë dhe ngadalë të fillojmë të përgatitemi për kupën. Do të bëjmë më të mirën për ta mbajtur kupën me vete”, përfundon Muratoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat