Ferizaj në këmbë, Kastrioti pretendon Kupën e Kosovës 

Hendboll

Ferizaj në këmbë, Kastrioti pretendon Kupën e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:49
Ferizaj në këmbë, Kastrioti pretendon Kupën e Kosovës 

Kastrioti i Ferizajt pretendon Kupën e Kosovës në hendboll.

Finalja e madhe zhvillohet sot në orën 17.30 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!

Ferizaj është në këmbë, duan me çdo kusht Kupën për të shpëtuar edicionin.
Interesimi është i madh nga ana e shikuesve për të pa finalen mes Kastriotit dhe Besa Famgas nga Peja.

Kastrioti kërkon Kupën pas tre viteve, pasi hera e fundit që e ka fituar është në vitin 2019.

Ferizajasit deri me tash kanë fituar 6 herë Kupën e Kosovës, që nga pavarësimi i sportit nga ai ish jugosllav. 

Fituesit e Kupës
2020/21 Besa Famgas
2019/20  Besa Famgas              
2018/19 Kastrioti
2017/18  Besa Famgas
2016/17  Besa Famiglia
2015/16  Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia             
2013/14 Besa Famiglia             
2012/13  Prishtina             
2011/12 Besa Famiglia             
2010/11 Besa Famiglia             
2009/10  Besa Famiglia             
2008/09 Kastrioti             
2007/08  Prishtina             
2006/07 Kastrioti             
2005/06 Kastrioti             
2004/05  Besa 
2003/04  Kastrioti
2002/03 Besa 
2001/02  Trepça             
2000/01 Prishtina
1999/00  Prizreni
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98  (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96  Besa             
1994/95 Llapi             
1993/94 Trepça             
1992/93 Prishtina
1991/92 Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat