Istogu në qiellin e shtatë, fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt

Hendboll

Istogu në qiellin e shtatë, fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:44
Istogu në qiellin e shtatë, fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në finale, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 34:29.

Ndeshja u luajt në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e mbi 1500 shikuesve. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa nga afër ndeshjen e përcjellën edhe drejtues të MKRS-së dhe të KOK-ut.

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të katërt.

Seria fillestare 6:0 e Istogut e bëri dallimin. Epërsinë bindëse istogaset e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi 17:12.
Në pjesën e dytë ferizajaset u munduan të kthehen në lojë. Madje u afruan deri në tri gola, 27:24, por Istogu megjithatë ia doli të kontrolloi lojën deri në fund.

Natalija Milatoviq me 9 gola ishte më efikasja te Istogu. Nga 6 i shënuan Esma Muratoviq, Anja Bojaniq e Dayane Da Rocha. U dallua edhe portierja Blerta Ahmetxhekaj.

Te Ferizaj, u dallua Ana Luisa Chaves me 12 gola. 7 i realizoi Meri Koneski.

Chaves u shpall lojtare e ndeshjes nga KHF Ferizaj. Te KHF Istogu, lojtare e ndeshjes ishte Esma Muratoviq, që u shpall edhe më i mira e turneut final.

Me finalen e hendbollisteve ka përfunduar “Final Four” i Kupës. Organizimi nga KHF Ferizaj ishte i shkëlqyer, për çka ky klub meriton lëvdata. Po ashtu edhe tifozët ferizajas që ishin në numër të madh gjatë të shtunës e të dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat