Istogu feston Kupën e Kosovës, falënderon tifozerinë ‘Ujqit’

Hendboll

Istogu feston Kupën e Kosovës, falënderon tifozerinë ‘Ujqit’

Nga: K.G. Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:48
Istogu feston Kupën e Kosovës, falënderon tifozerinë ‘Ujqit’

Istogu feston Kupën e Kosovës.

Hendbollistet e Istogut sonte po festojnë trofeun e radhës pas titullit të kampionit të Kosovës.

Kryetrajneri i  Istogut, Faruk Shala, është krenare me vashat e tij, për suksesin e radhës që ia solli qytetit që jeton me hendbollin.  

“Kupa qëndron në shtëpi!

Istogu në stilin e kampionit fiton Kupën e Republikës.

Në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj Istogu ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës për të katërtën herë me radhë.

Istogu ditë më parë fitoj edhe titullin e kampionit të Kosovës pikërisht në këtë palestër në tempullin e hendbollit Kosovar, qytetin e Ferizaj-t arriti të fitoj edhe Kupën e Kosovës. Ky është trofeu i gjashtë i madh për KHF Istogun. Istogu ka 4 kupa të Kosovës dhe dy tituj të kampionit gjë që e bënë skuadër të trofeshme.

Klubi hendbollit Istogu falënderon sponsorët tanë, pa të cilët nuk do mund të ishim këtu ku jemi, komunën e Istogut, në përgjithësi të gjithë qytetarët Istogas për përkrahje të pa rezervë.

Po ashtu falenderojmë organizatorët e FINAL 4, KHF Ferizaj-n dhe FHK-në për organizim të shkëlqyeshëm të këtij evenimenti, dhe në veçanti tifozërinë ‘Ujqit’ për anim korrekt dhe atmosferë madhështore të krijuar”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat