Ahmetxhekaj: Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë

Hendboll

Ahmetxhekaj: Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:22
Ahmetxhekaj: Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë

Blerta Ahmetxhekaj ishte pjesë e rëndësishme e Istogut në kampanjën që solli dy trofetë e hendbollit kosovar, atë të kampionit dhe Kupën.

Portierja istogase ka pasur paraqitje të mira në Final Four të Kupës, që fundjavën e kaluar u zhvillua në Ferizaj.

Istogu fillimisht kaloi Prishtinën e në finale e mposhti Ferizajn.

“Arritëm të mbyllim edicionin në mënyrën më të mirë , ashtu si kemi pritur dhe kemi synuar që në fillim të edicionit – me të dy trofetë.

Këtë edicion na karakterizoj angazhimi maksimal në secilën ndeshje. Pavarësisht lëndimeve me të cilat jemi përballur, i fituam të gjitha 28 ndeshjet. Tani do t’i shijojmë disa ditë trofetë, pastaj prioritet i kemi ndeshjet në Evropë për të cilat kemi synime të qarta”, ka theksuar Blerta Ahmetxhekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat