Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Hendboll

Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:40
Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Garë interesante është duke u zhvilluar në Ligën e Pionierëve. Pas ndeshjeve në grupe, tashmë luhet faza çerekfinale te njomakët.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen të dielën në Podujevë. Prej orës 10:00 është takimi Prishtina – Istogu. Një orë më vonë nis takimi Llapi – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 12:00 fillon ndeshja Besa Famgas – Kastrioti.

Çerekfinalja e fundit është ajo në mes të Deçanit dhe Trepçës, që zhvillohet nga ora 13:00. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja janë në program më 11 e 12 qershor.

Deri më tani janë shfaqur lojëra të mira e interesante, ndërsa shumë të rinj kanë shfaqur vlerat dhe talentin që kanë.

Te pionieret vazhdon ende faza grupore. Ndeshjet e Grupit A janë të shtunën e të dielën në Ferizaj.
Ferizaj – Vushtrria (16:00), Samadrexha – Kastrioti (17:00) dhe Prishtina – Vushtrria (18:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën janë këto ndeshje të Grupit A: Kastrioti – Prishtina (14:00), Ulpiana – Ferizaj (15:00), Prishtina – Samadrexha (16:00), Samadrexha – Ulpiana (17:00).

Ndeshjet e Grupit B janë të dielën në Mitrovicë. Në kuadër të xhiros së 11-të janë këto takime: Trepça – CLICK (10:00), Deçani – Dukagjini (11:00), Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (12:00), Shqiponja – Istogu (13:00). Kurse në kuadër të xhiros së 12-të janë këto takime: CLICK – Deçani (14:00), Istogu – Jusuf Gërvalla (15:00), Dukagjini – Shqiponja (16:00), Vëllaznimi – Trepça (17:00).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat