KH Kastrioti vazhdon bashkëpunimin me trajnerin maqedon 

Hendboll

KH Kastrioti vazhdon bashkëpunimin me trajnerin maqedon 

Nga: K. G. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:28
KH Kastrioti vazhdon bashkëpunimin me trajnerin maqedon 

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) vazhdon bashkëpunimin me trajnerin maqedon Aco Stankovski.

Drejtuesit e klubit ferizajas janë të kënaqur me punën e Stankovskit dhe vazhduan edhe më tej me të.

Synimet e ferizajasve janë që pas 12 viteve ta rikthejnë titullin e kampionit.

“Kemi arritur marrëveshjen që të bashkëpunojnë edhe më tutje me trajnerin me renome ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Aco Stankovski i cili do të vazhdoj të jetë trajner i KH Kastriotit/ 

Gjithashtu Kryetari i Klubit Faton Hasani paralajmëron që ditët në vijim do të nënshkruhen edhe marrëveshjet me disa lojtarë të mirënjohur nga vendi dhe jashtë Kosovës 

Synimi i Kastriotit është asgjë më pak se titulli i Kampionit 

Kryesia është e mobilizuar maksimalisht dhe po punohet në mënyrë të sinkronizuar dhe tejet efektive për arritjen e qëllimit .

Falë seriozitetit  të punës së bërë na janë ofruar shumë lojtarë dhe së shpejti do të kompletohet ekipi i Kastriotit”, njofton KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat