Besa Famgas kampion edhe te pionierët

Hendboll

Besa Famgas kampion edhe te pionierët

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:58
Besa Famgas kampion edhe te pionierët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve.

Të dielën në finale, Besa e Pejës e mposhti Istogun me rezultat 21:13. Ndeshja u luajt në mesditë në palestrën e qytetit në Istog.

Besa Famgas nisi herët shkëputjen dhe në fund arriti te fitorja bindëse.

Olsi Mulaj shënoi 10 gola për ekipin pejan. 5 i kishte Amar Muqolli, derisa 4 gola i realizoi Diar Idrizi. Te Istogu, Bleon Syla i shënoi 7 gola, derisa Albios Beqiraj i shtoi 5.

Besa kështu kompleton një kampionat plotësisht të suksesshëm. Ka fituar titullin te seniorët, te juniorët, te kadetët e te pionierët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat