Barcelona, e vetmja me 10 paraqitje në “Final Four”

Hendboll

Barcelona, e vetmja me 10 paraqitje në “Final Four”

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:39
Barcelona, e vetmja me 10 paraqitje në “Final Four”

Në fundjavë do të zhvillohet “Final Four” në Ligën e Kampionëve në hendboll, ku Barcelona do të mbrojë titulin e kampionit në konkurencë me skuadrën e Kilit, Vespremit dhe Kielces.

Skuadra katalonase u bë ekipi i parë me 10 pjesëmarrje në turneun final në Keln. 

Pas tyre janë gjermanët e Kilit me 8 paraqitje, ndërsa Vespremi ka një pjesëmarrje më pak.

Në krye të listës së golashënuesve më të mirë ende janë Мikel Hаnsen dhe Кiril Lazarov, me nga 68 realizime. Mirëpo të dy hendbollistët, në këtë sezon, nuk do të jenë pjesë e spektaklit në „Ланксес Арена“ i cili do të jep kampionin e ri evropian.

Ndërkohë portieri Arpad Shterbik, mbetet i vetmi që me katër skuadra të ndryshme ishte pjesë e turneut final. Lazarovi mban pozitën e dytë me 3 ekipe, duke veshur fanellën e skuadrave të Siudad Realit, Barcelonës dhe Nantit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat