Njomaket e Ferizajt e mposhtin Deçanin, kualifikohen në gjysmëfinale 

Hendboll

Njomaket e Ferizajt e mposhtin Deçanin, kualifikohen në gjysmëfinale 

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:29
Njomaket e Ferizajt e mposhtin Deçanin, kualifikohen në gjysmëfinale 

Njomaket e Ferizajt i gëzohen fitores me rezultat 32:23 ndaj Deçanit, në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Trajneri Granit Sahiti përgëzon vashat për angazhim dhe synon finalen e madhe.  

"Pioneret tona janë kualifikuar për gjysmëfinale, pas fitores në çerekfinale kundër KHF Deçanit.

Pas triumfit në kategorinë e kadetëve, edhe pionieret tona po tregojnë forcën e tyre dhe janë në rrugë të mirë për t'i sjell qytetit tonë titullin e kampionit edhe në këtë kategori.

Mbi të gjitha puna në klub që po bëhet edhe po shpërblehet.

Nesër në gjysmëfinale takohemi me Samadrexhën.

Forca KHF Ferizaj - e ardhmja është e sigurtë!”, shkruan në faqen e klubit ferizajas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat