Faruk Shala, i lutet të gjitha institucioneve të niveleve lokale dhe qendrore...

Hendboll

Faruk Shala, i lutet të gjitha institucioneve të niveleve lokale dhe qendrore...

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 13:50
Faruk Shala

Faruk Shala, kryetrajneri i ekipit të Istogut, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), tha se sporti është ambasadori më i mirë i një shteti.

Investimi në sport, sipas Shalës, është edhe investimi më i mirë sepse me sukseset e sportistëve edhe lartësohet shteti.

Ai kujton edhe sukseset e kampioneve tona olimpike, xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, pastaj kampionin evropian Akil Gjakova, boksierja Donjeta Sadiku, karateistët Herolind Nishevci e Elhami Shabani, të cilët kudo e lartësuan shtetin.

Faruk Shala, mendjendritur, sportin e sheh si bazamenti më i fuqishëm i shtetit!  

“Winston Churchill ka qenë kryeministër i Anglisë, kur Anglia ishte ne luftë. Kryeministri Winston Churchill i takoj gjeneralët e luftës, ata ju drejtuan, i nderuar kryeministër jemi në luftë, ushtria ka nevojë për me shumë buxhet, andaj ju propozojmë qe buxhetin e Kulturës dhe sportit të dërgojmë për ushtri!

Z. Winston Churchill ju drejtua gjeneralëve te luftës, Kultura dhe Sporti janë ato qe përfaqësojnë identitetin ton, vlerat kombëtare kulturore e njerëzorë , nëse këtë nuk e kemi cila është arsyeja jon për të luftuar, buxheti për kulturën dhe sportin duhet te rritet urdhëroj kryeministri.

Ata qe mbajnë mend periudhën para luftës, ju kujtohet qe populli shqiptar i Kosovës shumë herë kishte shprehur pakënaqësinë me tretmanin që në atëkohë i bënte ish shteti jugosllav dhe pikërisht nëpër terrenet sportive janë shfaqur edhe pakënaqësitë e para ndaj atij regjimi, qe kanë ditur të kulmon edhe me protesta, këto protesta nuk kanë qenë kundër varfërisë, papunësisë apo kushteve jo të mira të jetesës, por gjithmonë janë shfaqur pakënaqësitë për shkak të pamundësisë dhe pengesave në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit, arsimimit etj. pikërisht nga këtu filloj fillet e para te shkatërrimi i atij shteti, që rezultojë me ngjarje e mëvonshme në ndeshjen e futbollit Dinamo e Zagrebit - Cërvena Zvezda e Beogradit, pastaj ngjarjet në finale të Kupës së Marshall Titos, Cërvena Zvezda - Hajduku i Splitit, që ishin sinjalet e para e prag fillimit të luftërave të tmerrshme dhe vdekja përfundimtare e atij shteti.

Popujt e ndryshëm nëpërmes sportit- kulturës përfaqësojnë identitetin e tyre kombëtar kudo nëpër botë.

Andaj i kisha lut të gjitha institucionet shtetërore qofshin te niveleve lokale apo atyre qendrore që t’iu japin tretmanin dhe përkrahjen e duhur Kulturës Rinis dhe Sportit sepse jo rastësisht janë ambasadori më i mirë i një vendi dhe përfaqësuesi më i mirë i identitetit tonë kombëtar.”, ka komentuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat